Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, u takua me eurodeputeten Raquel Garcia Hermida – Van Der Walle në Leeuwarden të Holandës.

– Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të zhvilloj takim në Leeuwarden, Holandë me eurodeputeten Raquel García Hermida-Van der Walle, një mbështetëse e madhe e të drejtave të minoriteteve në Parlamentin Evropian. Gjatë takimit e njoftova për situatën e minoriteteve, veçanërisht të minoritetit maqedonas në Shqipëri, si dhe për sfidat me të cilat përballet në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës së saj, informoi Sterjovski.
Ai thekson se u dakordësuan që përmes Ndërgrupit për
Pakicat Tradicionale, Komunitetet Kombëtare dhe Gjuhët në Parlamentin Evropian
të adresojnë më shumë çështje që lidhen me të drejtat e minoriteteve në
Shqipëri, në kontekstin e integrimit evropian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian.
– Besoj se me angazhim të përbashkët dhe mbështetje
evropiane do të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie më të lirë, më të
drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë minoritet në Shqipëri, u shprehë
Sterjovski.
