Endrit Fetahu takohet me Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri

Nënkryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleancа е Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Endrit Fetahu, mori pjesë në takimin konsultativ të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Republikën e Shqipërisë me përfaqësues të organizatave të pakicave me qëllim nxitjen e dialogut, shkëmbimin e perspektivave dhe forcimin e bashkëpunimit.

Përfaqësues nga komunitetet maqedonas, arumunë, romë, egjiptianë, malazezë, boshnjakë dhe serbë ndanë përvojat, sfidat dhe prioritetet e tyre për avancimin e të drejtave të pakicave dhe përfshirjes sociale.

Diskutimi ndihmoi në identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe në gjetjen e mënyrave se si Prezenca e OSBE-së mund të vazhdojë të mbështesë barazinë e të drejtave, pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse dhe mekanizma më efikase mbrojtës për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri.

Lini një Përgjigje