AMIE uron Mitropolitin të sapozgjedhur të Korçës, Imzot Anastasit

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, i ka dërguar një letër urimi Mitropolitit të sapozgjedhur të Korçës, Imzot Anastasit, me rastin e marrjes së detyrës së lartë kishtare.

Në letrën e tij, Sterjovski e cilëson këtë si një moment të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë të Qarkut të Korçës dhe për mbarë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai shpreh bindjen se misioni shpirtëror i Imzot Anastasit do të sjellë një kontribut të çmuar për forcimin e fesë, vlerave të paqes, dashurisë dhe solidaritetit, si dhe për mbështetjen e komunitetit ortodoks maqedonas në Qarkun e Korçës.

Sterjovski gjithashtu thekson rëndësinë që Mitropolia e Shenjtë e Korçës të mbetet një hapësirë e hapur për të gjithë besimtarët, duke respektuar traditat dhe gjuhët e tyre, përfshirë edhe kryerjen e shërbesave në gjuhën maqedonase, në frymën e unitetit dhe diversitetit të Kishës Ortodokse.

Në fund të letrës, Kryetari i AMIE-së i uron Mitropolitit të ri shëndet, urtësi dhe forcë në misionin e tij të lartë shpirtëror, me bindjen se nën drejtimin e tij do të forcohen besimi dhe bashkëjetesa harmonike në Qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje