AMIE: Nuk do të heshtim përballë manipulimeve bullgare

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) i hedh poshtë si të pabazuara dhe tendencioze akuzat e ngritura në artikullin “Unaza bullgare rreth Maqedonisë – Maqedonasit në panik – Bullgaria po e shkrin popullsinë e tyre në dy fronte”, të botuar në portalin bullgar “Burevesnik.bg”. Bëhet fjalë për një manipulim klasik mediatik me qëllim të heshtjes së aktivistëve maqedonas në Shqipëri.

Në këtë tekst sulmohen drejtpërdrejt kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski, nënkryetari Eftim Mitrefski, si dhe anëtari i Komitetit Qendror, Nikolla Gjurgjaj. Këto shkrime përbëjnë vazhdimësi të politikës shumëvjeçare të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas.

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian prej vitesh lufton me përkushtim kundër politikës agresive të Bullgarisë në Shqipëri, e cila synon asimilimin e pakicës kombëtare maqedonase. Kjo politikë, që përdor metoda të shekullit XIX, është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe të drejtat themelore të njeriut. Reagimet e AMIE-së nuk përbëjnë gjuhë urrejtjeje, as shprehje armiqësie ndaj popullit bullgar, por janë një luftë legjitime dhe demokratike për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe të drejtave të Maqedonasve në Shqipëri. Të mbrosh identitetin tënd si Maqedonas nuk do të thotë të jesh “bullgarofob”.

Për këto manipulime dhe shpifje të ngritura, AMIE do të ngrejë padi për shpifje para gjykatave bullgare kundër portalit “Burevesnik.bg” dhe gazetarit Petar Stefanov.

Pavarësisht presioneve me të cilat përballemi vazhdimisht – përmes metodave të ndryshme, padive të montuara në gjykatat shqiptare dhe përpjekjeve të tjera për të na frikësuar – Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër mohimit të identitetit maqedonas nga strukturat e orkestruara bullgare, si në Shqipëri, ashtu edhe në institucionet evropiane.

Lini një Përgjigje