Sterjovski: Ilindeni është simbol i përhershëm i lirisë, dinjitetit dhe mbijetesës kombëtare, ndërsa për maqedonasit në Shqipëri përfaqëson frymëzim për vazhdimin e luftës për të drejtat kombëtare.
Me rastin e festës kombëtare të 2 Gushtit – Ilindenit, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) u dërgoi një urim maqedonasve, në të cilin theksohet se Ilindeni është dita më e ndritur në historinë maqedonase dhe një simbol i qëndrueshëm i luftës shekullore për liri, drejtësi, dinjitet dhe mbijetesë kombëtare.
Në urimin e nënshkruar nga kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski, theksohet se Ilindeni i bashkon të gjithë maqedonasit, pavarësisht se ku jetojnë, rreth vlerave të përbashkëta – dashurisë për Maqedoninë, ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës maqedonase, kulturës dhe trashëgimisë historike.
„Ilindeni na kujton heroizmin dhe vetëflijimin e ilindenasve të vitit 1903, si dhe idealet shtetformuese të ASNOM-it të vitit 1944. Kjo është një festë që i bashkon të gjithë maqedonasit, pavarësisht se ku jetojnë, rreth vlerave të përbashkëta – dashurisë për Maqedoninë, ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë historike“, thuhet në urim.
AMIE thekson se për maqedonasit në Shqipëri, Ilindeni ka një rëndësi të veçantë, meqenëse përfaqëson një nxitje për vazhdimin e përpjekjeve për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kombëtare, barazisë dhe ruajtjes së identitetit maqedonas.
„Për ne, maqedonasit në Shqipëri, Ilindeni përfaqëson një frymëzim të pashtershëm për të vazhduar me dinjitet luftën për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona kombëtare, për barazi, respektim dhe ruajtje të identitetit maqedonas për gjeneratat e ardhshme“, theksohet në mesazh.
Në urim urohet që fryma e Ilindenit të jetë udhërrëfyes drejt një uniteti më të madh, solidaritetit dhe veprimit të përbashkët në interes të komunitetit maqedonas.
„Lë të na çojë fryma e Ilindenit drejt unitetit, solidaritetit dhe me suksese të reja në realizimin e qëllimeve tona tanë të përbashkët. Gëzuar Ilindenin!“, thotë kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski.
