Delegacioni i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), i kryesuar nga kryetari Vasil Sterjovski dhe zëvendëskryetari Endrit Fetahu, zhvilloi sot në Presidencën e Republikës së Shqipërisë një takim zyrtar me z. Kastriot Robo, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës.
Në fokus të takimit ishin çështje që lidhen me:
- rolin dhe pozitën e komunitetit maqedonas në Shqipëri në kontekstin e procesit të integrimit europian;
- kontributin e këtij komuniteti në ndërtimin e bashkëjetesës, dialogut dhe stabilitetit shoqëror;
- sfidat aktuale dhe nevojat e komunitetit maqedonas në aspektin e përfaqësimit institucional, arsimit, kulturës dhe zhvillimit lokal.
Bashkëbisedimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe konstruktive, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe respektimit të parimit të barazisë dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
