Kryetari

Vasil Sterjovski ka lindur në Korçë, më 17 maj 1982. Sterjovski është diplomuar për histori në Fakulteti i Filozofisë, Universiteti “Shen Kirill dhe Metodij”, Shkup, Maqedoni. Ka kryer studimet pasuniversitare në Institutin Kombëtar Historik pranë Universitetit “Shen Kirill dhe Metodij”, Shkup, Maqedoni. Ndërkohë po ndjek studimet e doktoraturës në Institutin Kombëtar Historik pranë Universitetit “Shen Kirill dhe Metodij”, Shkup, Maqedoni.                                 

Sterjovski gjatë viteve 2007-2010 ka punuar si Zv/Kryetar i Komunës Pustec. Ndërsa gjatë viteve 2010-2017 ka punuar si Drejtor i shoqërisë “Ujësjellës Fshat Korçë” Sh.a. Gjatë peruidhës 2017-2019 ka punuar si Drejtori i shoqërisë “Ujesjellës Kanalizime Bashkia Pustec” Sh.a. Gjatë viteve 2015-2019 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Bashkisë Pustec si dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë. Aktualisht, që nga 16 maj 2019 e në vazhdim ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Njëkohësisht, gjatë periudhës 2007-2013 ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Forumit Rinor të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. Ndërsa nga periudha 2013-2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. Nga shtatori 2019 është zgjedhur Kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Sterjovski flet shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Lini një Përgjigje