KUSH JEMI

Alenca e Maqedonsve për Integrimin Europian, AMIE, është e vetme parti politike e të gjithë Maqedonasve që banojnë në të gjithë teritorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë shtetas shqiptar, pa dallim feje, krahine, dhe përbërje sociale, ekonomike e kulturore. Partia është registruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë më 08 qershor 2005.

Parimi bazë i kësaj partie është mbrojtja e të drejtave dhe interesave sociale, politike dhe etnokulturore të të gjithë shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase që identifikohen nëpërmjet gjuhës amtare maqedonase, të zakoneve dhe të traditave të tyre të trashëguara dhe të ruajtura në shekuj.

Gjithashtu kjo parti ka pikësynim për një bashkëpunim midis komuniteteve që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, respektimin  e të drejtave të tyre etnike, gjyhësore dhe kulturore si dhe angazhohet për një zvillim ekonomik bazuar në ekonominë e tregut, pronën private dhe konkurenca e ndershme në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian, AMIE, do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për integrimin  e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE ka si prioritet respektimin e të drejtave themelore të njëriut, të drejtat e komunitetit maqedonas si dhe të minoriteteve të tjera që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje