FUEN kërkon mbështetje nga AMIE për zbatimin e Rezolutës për pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri

Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, lidhur me Rezolutën e miratuar së fundmi për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Rezoluta, e cila u paraqit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë, u miratua në Kuvendin e Delegatëve të FUEN-it gjatë Kongresit vjetor të mbajtur më 19 shtator 2026 në Helsinki, Finlandë.

Në fjalën e saj, presidentja e FUEN-it, Olivia Schubert, theksoi se organizata — e cila përfaqëson pakicat kombëtare autoktone në Evropë dhe mbron të drejtat e tyre pranë OKB-së, Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE-së — kërkon mbështetjen e AMIE-së për zbatimin efektiv të rezolutës së miratuar.

Përmes kësaj rezolute, nga autoritetet shqiptare kërkohet zyrtarisht që Qeveria e Republikës së Shqipërisë të nënshkruaj dhe ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, t’u mundësojë pjesëtarëve të komunitetit maqedonas të deklarohen lirisht dhe të marrë masa efektive kundër çdo presioni politik të jashtëm që synon mohimin apo asimilimin e identitetit maqedonas. Përveç kësaj, kërkohet që Bashkia Pustec të mos shkrihet, në kuadër të reformës së re.

Në përgjigjen e tij drejtuar FUEN-të, kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski, shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për kujdesin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Unionit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, identitetit, gjuhës dhe kulturës së maqedonasve në Shqipëri.

„Miratimi i kësaj rezolute është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve dhe sigurimit që shqetësimet dhe kërkesat legitime të minoritetit maqedonas në Shqipëri të marrin vëmendjen që meritojnë në nivel evropian“, theksoi Sterjovski.

Ai gjithashtu përshëndeti njohjen që FUEN i bën punës aktive të Shoqatës Maqedonase “Ilinden” – Tiranë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me qëllim zbatimin e plotë të rezolutës.

Lini një Përgjigje