TAKIMI STERJOVSKI – SMITH: Mbështetje nga Parlamenti britanik për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Lirë Evropiane (EFA), që po mbahet në Spanjë, kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, zhvilloi një takim të rëndësishëm mjaft produktiv me Carmen Smith, anëtare e Dhomës së Lordëve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë bisedës, Sterjovski e njohu atë në detaje me pozitën e maqedonasve në Shqipëri, duke prezantuar përpjekjet e tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe u ndal tek sfidat e përditshme me të cilat përballet komuniteti maqedonas në vend.

Carmen Smith përfaqëson një gjeneratë të re të politikanëve evropianë – e re, energjike dhe plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, barazisë dhe të drejtave të komuniteteve në mbarë Evropën. Përkushtimi i saj ndaj vlerave demokratike dhe krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse përbën një frymëzim të vërtetë.

“Takimet e këtilla janë të një rëndësie të jashtëzakonshme sepse hapin hapësirë për miqësi të reja, mirëkuptim të ndërsjellë dhe sigurimin e një mbështetjeje të fuqishme ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve”, theksoi Sterjovski pas takimit me lorden britanike.

Ky takim është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në përpjekjet e AMIE-s për ndërkombëtarizimin e çështjeve që lidhen me pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri dhe për ndërtimin e aleancave të fuqishme në qarqet politike me ndikim evropian dhe botëror.

Lini një Përgjigje