Delegacion i AMIE-së në pritjen tradicionale të Krishtlindjes në Mitropolinë e Korçës

Delegacioni i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) sot mori pjesë në pritjen tradicionale në Mitropolinë e Korçës me rastin e festës së madhe të krishterë, Lindja e Krishtit – Krishtlindjet.

– Së bashku me anëtarët e Këshillit të partisë, Atanas Plloça, i cili është edhe nënkryetar i Bashkis Pustec, dhe Niko Andon, morëm pjesë në pritjen tradicionale në selinë e Mitropolisë së Korçës, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, tha për MIA-n Vasil Sterjovski, kryetar i partisë.

Ai shtoi se e uruan Mitropolitin Anastas, dhe nëpërmjet tij besimtarët në mitropoli, për festën dhe i uruan shëndet, gëzim, lumturi, begati, si dhe u zotuan të vazhdojnë harmoninë fetare, për të cilën Shqipëria është e njohur.

– Në emrin tonë dhe në emër të partisë dhe të maqedonasve, dhe të gjithë besimtarëve në vend dhe në botë, të cilët festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian, u dërgojmë përshëndetje me urime për një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar, të mbushur me paqe, dashuri dhe begati, theksoi Sterjovski.

Lini një Përgjigje