Të dashur vëllezër e motra maqedonas,
Në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) dhe të gjithë komunitetit maqedonas në Shqipëri, ju urojmë 8 shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Kjo ditë është simbol i luftës së gjatë të maqedonasve për pavarësi, liri dhe dinjitet.
Në këtë datë historike 33 vjet më parë, maqedonasit përfunduan me guxim dhe dinjitet përpjekjet e tyre për një shtet të pavarur, të mbushur me liri, sovranitet dhe të ardhme të bazuar në vlerat evropiane dhe parimet demokratike. Kjo ditë na jep një nxitje dhe obligim që të vazhdojmë ta mbrojmë dhe ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një vend të fortë, të qëndrueshëm dhe të begatë, pjesë e familjes së madhe evropiane.
Le të festojmë historinë tonë të përbashkët dhe të nderojmë unitetin, identitetin dhe kulturën tonë, kudo që jemi në botë. Si maqedonas në Shqipëri, edhe ne ndajmë trashëgiminë krenare të atdheut tonë, duke qëndruar fort pas parimeve të paqes, bashkëpunimit dhe integrimit.
Gëzuar dhe le të jetë e përjetshme Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë!
Me respekt,
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
