Me rastin e festës së madhe kombëtare maqedonase, Ilindenit, delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), i kryesuar nga kryetari Vasill Sterjovski, vendosi lule të freshkëta pranë monumentit të luftëtarëve në fshatin Tuminec, Bashkia Pustec.
Monumenti është ngritur në nderim të luftëtarëve nga Tumineci, të cilët iu bashkuan njësitë partizane maqedonase dhe morën pjesë në luftën për çlirimin e Maqedonisë nga fashizmi dhe nacizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes këtij akti, delegacioni i AMIE-së iu bëri homazhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin kombëtar dhe idealet e popullit maqedonas, duke theksuar se Ilindeni mbetet një simbol i përhershëm i luftës për liri, drejtësi dhe vetëqenie kombëtare.
Nga AMIE theksuan se ruajtja e kujtesës historike dhe respekti ndaj sakrificës së gjeneratave të mëparshme përfaqësojnë një detyrim ndaj së ardhmes, veçanërisht për maqedonasit në Shqipëri, të cilët edhe sot vazhdojnë të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe traditën.
