AMIE me dy këshilltarë në Këshillin e Qarkut Korçë

Me zgjedhjen e Jovan Shkëmbit nga Këshilli Bashkiak i Pogradecit, anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) tani ka dy përfaqësues në Këshillin e këtij qarku.

Jovan Shkëmbi, si përfaqësues i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), paraprakisht ka dhënë betimin solemn në seancën e Këshillit të Bashkisë Podgradec, duke u bërë kështu edhe zyrtarisht anëtar i këshillit.

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në Këshillin e Qarkut të Korçës ka dy anëtarë të saj, sekretarin e përgjithshëm Taqo Grozdani, përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Pustec dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, Jovan Shkëmbin, si përfaqësues i Këshillit të Bashkisë Podgradec.

Këshilli i Qarkut të Korçës ka 24 këshilltarë nga 6 bashkitë Korçë, Pogradec, Kolonjë, Pustec, Maliq dhe Devoll.

Напишете коментар