Reagim i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian në lidhje me propagandën bullgare në zonën e Gollobordës

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, AMIE dënon sjelljen e ambasadës bullgare në Tiranë e cila në prag të festave të fundvitit po shprëndan dhurata për qellime propagandistike për nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Elez Koçi” në Ostren dhe në shkollën “10 Dëshmorët” në Trebishtë, në zonën e Gollobordës duke i paraqitur si nxënës bullgar.

Në zonën e Gollobordës nuk ka pasur dhe nuk ka pakicë bullgare, por këtu prej shekujsh jetojnë vetëm maqedonas, të cilët janë krenarë për këtë.

Јanë gdhendur përgjithmonë në kujtesën e banorëve të Gollobordës, krimet bullgare gjatë pushtimit të zonës së Gollobordës nga ana e  Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore.

Pikërisht Elez Koçi, emrin e të cilit sot mban shkolla e Ostrenit, është vrarë në vitin 1916 nga ana e ushtrisë bullgare, të cilat e varosin të gjallë afër përroit në fshatin Vërnicë, në zonën e Gollobordës.

Banorët në zonën e Gollobordës presin falje zyrtare nga ana e Bullgarisë për krimet e kryera  gjatë Luftës së Parë Botërore.

Sjellja e ambasadës bullgare në Tiranë, e cila shrtytëzon varfërin në zonat ku jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri, duke e paraqitur si komunitet bullgar, është një perversion primitiv dhe deformim historik i së vërtetës.

Напишете коментар