Delegacioni i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), i kryesuar nga kryetari Vasil Sterjovski, sot në Tiranë realizoi takim me zëvendësministrin e punëve të jashtme dhe të tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë, Zoran Dimitrovski.
Në takim, përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Shqipëri theksuan se vendimi i Qeverisë, i marrë me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, përbën një akt historik për maqedonasit në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, maqedonasit që jetojnë në Korçë, Bilisht, Prespë dhe Pogradec do të kenë një qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbimet konsullore, si dhe një mbështetje më të madhe për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për sfidat me të cilat përballet komuniteti maqedonas, si dhe për projekte e aktivitete konkrete, me qëllim forcimin e lidhjeve të pakicës kombëtare maqedonase me atdheun.
