AMIE homazhe për shkrimtarin Sterjo Spasse me rastin e 110 vjetorit të lindjes

Sot në fshatin piktoresk të Glloboçenit, Bashkia Pustec, delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) me krenari dhe respekt të thellë vendosi lule të freskëta në bustin e shkrimtarit të madh me origjinë maqedonase, Sterjo Spasse, për nder të 110 vjetorin e lindjes së tij.

Glloboçeni dhe Prespa me të drejtë janë krenarë që i kanë dhënë Shqipërisë një shkrimtar të pavdekshëm, veprat e të cilit janë të ngulitura në letërsinë shqipe, si një kontribut i rëndësishëm i maqedonasve në shoqërinë shqiptare.

Kolosi i letërsisë bashkëkohore shqipe, Sterjo Spase, me veprat e tij frymëzoi dhe edukoi breza të tërë shqiptarësh, duke nxjerrë në pah gjithmonë me krenari rrënjët e tij maqedonase.

Qoftë e përjetshme vepra e Sterjo Spasses!

Lini një Përgjigje