
Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, zona e Prespës, Bashkia Pustec prej katër ditësh është në errësirë.
Mungesa e energjisë elektrike ka vështirësuar jetën e përditëshme e banorëve të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec.
Punonjësit e OSHEЕ-së që shërbejnë në Bashkinë Pustec po mundohen të riparojnë defektet dhe të rikthejnë energjinë elekrike në zonë, por hasin vështirësi për shkak të terenit malor ku kalon linja kryesore që furnizon zonën e Prespës nga N/stacionin e Bilishtit.
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Eurpopian, AMIE i bënë thirje Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së Korçë të angazhoj grupe pune punonjësish nga zonat e tjera të Qarkut të Korçës, të cilat ti vijnë në ndihmë punonjësit e OSHЕE-së që shërbejnë në Baskinë Pustec, me qëllim eleminimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektike në të gjithë fshatrat e Bashkisë Pustec.
Duke qënë se ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta në Bashkinë Pustec, për shkak të rrjetit të amortizuar, kërkojmë nga Drejtoria Rajonale të OSHEE-së Korçë zëvëndësimin sa më shpejt të rrjetit kryesor të energjisë elektrike si dhe plotësimin me burime njërëzore të ekipit që shërben në këtë zonë me shtimin e numrit të specialistëve.
